×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-prokurori serb tregon se si e ndihmoi Hagën me dëshmitarë kundër UÇK-së

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 18:26

    Prokuroria e Serbisë ka ndihmuar Prokurorinë Speciale të Hagës për ngritjen e aktakuzave kundër anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një gjë e tillë është bërë duke bashkëpunuar në mënyrë teknike me zyrën e Prokurorit të Specializuar të Hagës për sigurimin e dëshmitarëve.


    Këtë e ka pohuar personi që ka qenë i përfshirë direkt në bashkëpunim me Hagën, Dragoljub Stankoviç.

    “Detyra ime ishte të gjeja dëshmitarë, t’i inkurajoja dhe t’i bindja të jepnin një deklaratë për STK. Unë nuk kam marrë pjesë në intervista dhe nuk e di se cili nga personat e marrë në pyetje është dëgjuar si dëshmitar ose si viktimë në procedurë,” specifikoi Stankoviç, transmeton Syri Kosova.

    Ai inkurajoi dëshmitarët të flasin duke theksuar se hetimi i STK është i mirë për Serbinë sepse tërheq vëmendjen ndaj viktimave serbe dhe joshqiptarëve të tjerë dhe se ata mund të përfundojnë çështje të pazgjidhura nga gjykata e Hagës.

    Përveç kësaj, në atë mënyrë, shumë raste të personave të zhdukur do të zgjidheshin, shtoi Stankovic.

    Sipas ish-prokurorit, kur bëhet fjalë për dokumentacionin e marrë nga Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi, ai nuk iu dorëzua hetuesve të Hagës, por iu referua “krijuesve të dokumenteve dhe pronarëve të informacionit”.

    Krahasuar me aftësitë e Prokurorisë Serbe për të hetuar krimet në Kosovë, si dhe në Shqipërinë e Veriut, Stankoviç kujtoi se STK kishte kryesisht mbështetje ndërkombëtare, atëherë burimet që prokuroria jonë nuk i kishte, dhe mbi të gjitha qasja e drejtpërdrejtë në terren dhe vendet ku ndodhën krimet.

    “Prokuroria jonë është e kufizuar në atë drejtim,” përfundoi ish-prokurori, tani një avokat i emëruar në listën e avokatëve dhe përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Stankoviq ka thënë se i ka inkurajuar serbët që të flasin pasi sipas tij një gjë e tillë është e mirë për Serbinë.

    Kjo deklaratë e Stankoviç vjen në ditën kur disa prej krerëve më të lartë të UÇK’së kanë udhëtuar drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!