Për herë të parë në vendin tonë të dënuarit që janë mbi 60 vjeç do të kenë një burg të veçantë. Qeveria ka nisur punën për rindërtimin e një godine në Pojskë të Pogradecit.
Në këtë institucion të ekzekutimit të veprave penale të sigurisë së ulët do të vuajnë dënimin 110 të dënuar mbi 60 vjeç ose të ata që janë për vepra të lehta, të cilët aktualisht janë në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit.
Në këtë burg do të punësohen 90 persona, staf mjekësor dhe policë burgjesh pasi të dënuarit në moshë të tretë kanë nevojë për më shumë përkujdesje shëndetësore dhe personale.
Godina e re do të rikonstruktohet me një fond total prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, dhe pritet që puna të përfundojë brenda 2021. Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve në institucionet e vuajtjes së dënimit, grup-mosha ndërmjet 60 vjeç deri në 70 vjeç përbën rreth 3% të të dënuarve dhe grup-mosha mbi 70 vjeç përbën rreth 0.5% të tyre./abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.