×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos mem ardh keq ta kisha q.. magjupin e nanës”- qytetari tregon si e ofenduan 2 policët e Kosovës

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 19:51

    Një qytetar i Ferizajt ka treguar për një rast të keqtrajtimit nga ana e Policisë së Kosovës.


    Qytetari Kadri Kadrolli Keraku i cili i përket komunitetit rom ka thënë dy policë midis sheshit të Ferizajit e kanë ofenduar duke e quajtur “magjup”, shkruan Reporteri.

    “..Mos mem ardh keq ta kisha q.. magjupin e nanes tkisha shkelmu..”, citon ai t’i kenë thënë dy policët të cilët e kishin ndalur duke u kthyer nga puna.

    Kadrolli ka thënë se ai ishte me biçikletë dhe po ashtu kishte të vendosur maskën, dhe të njëjtit e kanë ndalur pa arsye duke ia kërkuar letërnjoftimin.

    Të njëjtit, ai rrëfen se e gjobitën me 35 euro, ndonëse aty kishte qytetarë të tjerë që nuk respektonin masat duke mos e vendosur maskën.

    Postimi i plotë:

    “..Mos mem ardh keq ta kisha q.. magjupin e nanes tkisha shkelmu..”

    Keshtu ke fjalori i 2 policeve ne sheshin e qytetit Ferizaj.

    Desha ta ndaj nje padrejtesi qe me asht bo sonte nga 2 policet ne Ferizaj.

    Duke u kthy nga puna me biciklet i vetem e me MASKE te vnueme siq jam ne fotografi,me ndalun ma kerkun leternjoftimin ua dhash.

    Me gjobiten n’vler 35€,
    disa kalimtar tjer qe kalojshin pran aty vetem verejtje ju dhashin vendosne masken mir.

    A thu qe ka ende DISKRIMIN e RRACIZEM ne Kosov?? dashta ti inqizoj por telefonin ma murren e ma fshin inqizimin edhe fjalet e atyre dy hijenave polic ke fjalor i nje RRUGAÇI

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!