×
  • Lajme
  • Ekonomi

    “Zhvatja e Telekomit nga Blerim Devolli përmes kontratës kriminale”, punëtorët në protestë

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 11:52

    Punëtorët e Telekomit kanë dal në protestë para ambienteve ku punojnë për shkak të bllokimit dhe zbrazjes së llogarive bankare, si pasojë e përmbarimit nga ish-operatori virtual Dardafon në pronësi të oligarkut Blerim Devolli.


    Kryesindikalisti i Telekomit, Lamih Balaj, këtë e ka quajtur zhvatje.

    “Nuk do të ndodhë më që dikush me zhvatë buxhetin e shtetit. Të gjithë e dinë se kush është fajtor për vjedhjet në Telekom. E din edhe Aleksandër Lumezi (kryeprokurori), mirëqenia e punëtorëve është më e rëndësishmja. Rreth 3.300 punëtorë janë pa paga, e sot jemi në një gjendje kaotike që mafia e përkrahur nga politika e ka vjedh Telekomin. Qëllimi i klanit mafioz është që ta çojë Telekomin buzë falimentimit. Kontrata me Z-Mobile ka qenë kriminale, përse nuk e hetojnë dhe përse e kanë lanë në këtë gjendje këtë ndërmarrje ata e dinë”, ka thënë Balaj.

    Ai ka shtuar se punëtorë të Telekomit kanë vdekur gjatë kësaj pandemie.

    “Ka prej punëtorëve që na kanë vdekur prej Covid-19 e kemi pasur edhe të infektuar e nuk kanë pasur asnjë mjet për mbrojtje”, ka shtuar ai.

    Telekomi ka humbur rastin në Arbitrazh me Dardafonin, apo siç njihet Z-Mobile e oligarkut nga Peja, Blerim Devolli, dhe për këtë detyrohet të paguajë rreth 26 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!