×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama nuk iu ofron zgjidhje, naftëtarja: Mendonim mbrëmë si do vetëflijohemi

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 12:05

    Sot gratë naftëtare në Ballsh kanë hyrë në ditën e 23-të të grevës së urisë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.


    Ato i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që të gjejë një zgjidhje për marrjen e pagave të prapambetura para se të ndodhë ndonjë tragjedi.

    Njëra prej tyre thotë se naftëtaret kanë diskutuar mbrëmë si do të vetëflijoheshin pasi u vjen rëndë të dalin nga greva dhe të rikthehen tek familjet e tyre.

    “Gjendja ka qe në shumë e keqe mbrëmë. Kam qenë shumë sëmurë nga zemra. Më jepnin kurajo shoqet, dhe thoja a do gdhihem të shoh vajzat e mia që kam 23 ditë, për çfarë ika nga familja, për bukën e gojës. Zonjat e parlamentit duhet të reagojë, Nëna është e shenjtë se krijon familje, po unë s’jam e zonja ta mbaj. Kërkojmë zgjidhje nga kryeministri një sahat e më parë. Mos ndodhë ndonjë tragjedi këtu tek ne, që mendonim si do vetëflijohemi mbrëmë. Për bukën e gojës jemi këtu. Kam 23 ditë nuk e di, hanë, pinë, shkojnë në shkollë vajzat e mia. Nuk e di çfarë bëjnë. Zoti më ndihmoftë të shkoj tek vajzat, të kthehem në shtëpi, se jam shumë sëmurë nga zemra.”- tha naftëtarja.

    Por, pavarësisht thirrjeve të naftëtareve, Rama ka deklaruar se nuk do të bisedoj me ato, pa ndërprerë më parë grevën e urisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!