Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook pas bastisjeve që është duke kryer sot Specialja.
Behramaj thotë se në vitin 1993, policia serbe kishte bastisur për një ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.
Njëjtë, ai thotë se ka ndodhur edhe pas 27 viteve.
“Ka qenë viti 1993, kur policia serbe kishte bastisur në të njëjtën ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe atë të Kadri Veselit. Dytë në atë kohë ishin në kulmin e përpjekjeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, 27 vjet pas, sërish po bastisen përnjëherë shtëpitë e tyre. Por, atëherë i kërkonin për t’i arrestuar. Ndërsa, këta tjerët po kërkojnë material për t’i gjykuar. As pas gati tri dekadave nuk reshtën përpjekjet për t’i gjykuar themeluesit e UÇK-së”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.