×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania: Vlerësojmë dorëheqjen e Thaçit pas aktakuzës, mbështesim punën e Gjykatës Speciale

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 12:17

    Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit duke thënë se e vlerësojnë dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale


    “Ne jemi në dijeni për dorëheqjen e presidentit Thaçi. Vlerësojmë deklarimin për bashkëpunim në mes të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit. Procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e Berlinit zyrtar.

    Tutje nga MPJ gjermane thonë se s’mund të ketë paqe afatgjate në një shoqëri pa drejtësi.

    “Gjermania edhe më tutje mbështet punën e rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës me personel dhe financa. Kosova është një partner evropian shumë i rëndësishëm me të cilin punojmë ngushtë”, përfundon njoftimi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!