Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi një ditë para se të jepte dorëheqje ka nxjerrë një dekret për lirimin e pesë personave të burgosur në vend.
Përmes një dekreti të datës 4 nëntor ai kishte ndërmarrë këtë veprim.
Të dënuarit e falur janë Ilir Morina, Veton Gjoshi, Bekim Sylaj, Shpresim Uka dhe Safet Haliti.
Për dekretin, i cili ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit, është e ngarkuar Ministria e Drejtësisë për të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.