×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon bastisja në shtëpinë e Thaçit, avokati Pallaska: Prokuroria po kërkon ende prova për aktakuzën

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 16:26

    Pesë automjete të misionit të EULEX-it me hetuesit e Zyrës së Prokurorit Special, tashmë janë larguar nga shtëpia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.


    Ata që nga orët e hershme të mëngjesit kanë kryer bastisje.

    Mbrojtja e Thaçit, pas përfundimit të bastisjes, është shprehur se ajo s’kishte shënjestrim të duhur dhe ishte e përgjithshme.

    “Atë që mund të them është që bastisja është kryer, ndërsa sa i përket qëllimeve të bastisjes mund të them se ishin jashtëzakonisht të përgjithshme, s’dukej se kishte shënjestrim të duhur, që është parakusht procedural që të urdhërohet bastisja. Po ashtu mbetet e paqartë si në aspektin procedural dhe atë logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Kjo bastisje sugjeron që aktakuza ndaj Thaçit, mbetet shënjestër në lëvizje. Pra duket që Prokuroria ende kërkon prova për të mbështetur një aktakuzë”, ka thënë avokati Dastid Pallaska.

    Bastisje sot janë kryer edhe në shtëpinë e Kadri Veselit, derisa ajo në shtëpinë e Rexhep Selimit është duke vazhduar ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!