×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në 24 orët e fundit 6 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 17:37

    Në 24 orët e fundit janë kryer 1954 tamponë duke e çuar numrin e testimeve në total në 135 mijë e 245 që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në 549 në vendin tonë, ndërkohë aktualisht janë 10 mijë e 800 të prekur aktive me COVID-19.


    Shifra alarmante ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në lidhje me situatën nga pandemia COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ku kanë humbur jetën 6 qytetarë dhe kanë rezultuar pozitive 489 të tjerë.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 1954 tamponë duke e çuar numrin e testimeve në total në 135 mijë e 245 që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

    Numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në 549 në vendin tonë, ndërkohë aktualisht janë 10 mijë e 800 të prekur aktive me COVID-19.

    Në raportin e përditshëm thuhet se janë shëruar 165 qytetarë dhe aktualisht në tre spitalet COVID janë të shtuar 350 pacientë ku 9 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.

    Nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar me COVID-19 23 mijë e 210 qytetarë, ku 11 mijë e 861 prej tyre kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

    Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë sot thirrje për mbajtjen e maskës në publik, mënyrë kjo për të shmangur përhapjen e infeksionit


    Shifrat e të prekurve në qytete

    89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë, 28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier, 18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë, 11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë, 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.

    COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)
    Raste të reja ditore-489
    Të shëruar ne 24 orë-165
    Të shtruar në spitale-350
    Humbje jete në 24 orë-6
    Testime ditore-1954
    Testime totale-135,245
    Raste pozitive-23,210
    Raste të shëruara-11,861
    Raste Aktive-10,800
    Humbje jete-549

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë-5315
    Durrës-963
    Fier-868
    Korçë-696
    Shkodër-623
    Elbasan-507
    Lezhë-487
    Vlorë-461
    Berat-318
    Kukës-253
    Gjirokastër-204
    Dibër-105

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!