×
  • Lajme
  • Botë

    Ish zyrtari i BE-së: Pasi po humb në Amerikë, Trump të kandidojë për president të Kosovës

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 18:13

    Një ish-zyrtar i Bashkimit Evropian e ka një propozim për Presidentin Trump, tash që po humb zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Ish-deputeti belg dhe ish i dërguar i Bashkimit Evropian në Maqedoninë Veriore, Peter Vanhoutte, thotë se presidenti Donald Trump, pasi po pëson humbje në Amerikë, është mirë që të kandidojë për president të Kosovës.

    “Duke i ndjekur zhvillimet e jashtëzakonshme në zgjedhjet e SHBA’së. Pasi ka mungesë për President të Kosovë, ndoshta duhet të aplikojë atje”, ka shkruar Vanhoutte.

    Ndryshe, Trump, sipas rezultateve të deritanishme, po i humb zgjedhjet kundër kandidatit demokrat, Joseph Biden.

    Votat po numërohen edhe në katër shtete në Amerikë dhe në të gjitha e ka marrë epërsinë Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!