×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhdukja e vlonjatit, Hoxha: ‘Humbi’ kur po shkonte tek parcelat me kanabis

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 19:00

    Gazetari investigative Artan Hoxha ka komentuar rastet e shumta të vrasjeve dhe ‘zhdukjeve’ në Shqipëri për shkak të kanabist.


    Për rastin e zhdukjes së vlonjatit Ermal Ngucaj, i humbur që prej 12 tetorit, Hoxha u shpreh se i riu nuk u pa më teksa po shkonte rrugës për tek parcelat e kanabisit. Sipas Hoxhës, Ngucaj me gjasë është vrarë dhe sot nuk dihet se ku është kufoma e të riut.

    “Është një ngjarje tjetër që ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Lepenicë, ku u zhduk një 40-vjeçar. Bëhet fjalë për një ngjarje që vazhdon të jetë pa autor. Ai është zhdukur kur ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis.

    Fillimisht u tha për një konflikt për guroren, bëhet fjalë për një ngjarje e cila vijon që të jetë pa autor. Personi është zhdukur ndërsa ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis. Nga ai moment edhe sot nuk e dimë vendndodhjen e tij. Kjo është një ngjarje që në momentin e parë pati një interes të shtuar të mediat. Bëhet fjalë për Ermand Ngucajn. Sot nuk dihet ku është kufoma” tha ai.

    Në lidhje me ekzekutimin e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, Hoxha tha se sherri mes kushërinjve ndodhi për një sasi kanabisi prej rreth 7-8 kilogramësh.

    “Autori ende nuk është kapur. Deri tani rezulton që sasia e kanabisit ishte shumë e vogël, diku nga 7 deri në 8 kg kanabis. Në rastin konkret autori e kishte ndarë mendjen që t’i çonte viktimat te vendi. Një nga viktimat e ka një plumb në kokë. Nuk ka bërë përpjekje për të zhdukur kufomat” tha gazetari.

    Një tjetër rast lidhet me Burrelin, ku në 5 gusht u zhduk një 21-vjeçar Klevis Lleshi.

    “Edhe pse 3 muaj mbrapa nuk ka asnjë të dhënë cfarë ka ndodhur. Ai është rrëmbyer mes të Burrelit, kur ishte në kërkim nga policia. Në Burrel kemi dy raste, dy të zhdukur dhe me 16 të zhdukurit e Vlorës kufomat e të cilëve nuk u gjetën kurrë” deklaroi Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!