×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mazhoranca në Shqipëri kufizon kompetencat e Presidentit

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 23:00

    Për t’i dhënë fund ngërçeve institucionale të krijuara me presidentin Ilir Meta, socialistët kanë vendosur të kufizojnë me ligj të paktën 5 prej kompetencave që kreut të shtetit ia njeh kushtetuta.


    “Me këtë ligj marrin fund të gjitha ngërçet artificiale.”

    Drafti me 45 nene ia kalon kuvendit kompetencën për dekretimin e ministrave, pas precedentit të krijuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe të Jashtëm, Gent Cakaj.

    “Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim”.

    Afat i vihet kreut të shtetit edhe për çështjen e betimit të gjyqtarëve, pas përplasjes që shkaktoi Nëntorin e vitit të kaluar refuzimi që Meta i bëri Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

    “Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

    Një tjetër çështje që kufizon kompetencën e Presidentit ka të bëjë edhe me mbajtjen e zgjedhjeve. Në mungesë të një konsensusi mes palëve, siç ishte rasti me mbajtjen e tyre në 30 Qershor, ku dekreti i presidentit nuk u mor parasysh nga mazhoranca, vendimi kalon nga partia më e madhe.

    Këtyre ndryshimeve Ilir Meta i ka paraprirë me këngë e valle nga Bylysi, duke e cilësuar përpjekje puçiste nismën e shumicës.

    “Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues”.

    Në projektligj mazhoranca vë në gjithashtu në lëvizje kuvendin për shpalljen e pamundësisë së ushtrimit të detyrës nga ana e kreut të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!