Aktori Adrian Morina nuk e ka ndërmend t’i futet politikës.


Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, Adriani ka thënë se nuk e ka në plan të hyjë në politikë edhe pse ka kolegë aktorë që janë bërë pjesë e partive të ndryshme.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në parti politike, nuk e përjashtoj mundësinë që të futem ndonjëherë por jo me vetdije. Momentin që më shihni në politikë, dijeni se nuk jam normal”, është shprehur Morina.

Reklamë

Ai ka shtuar se nëse do i futej politikës të gjitha veprimet e tij do të ishin jonormale.