×
  • Lajme
  • Shqipëria

    A do ketë karantinim të Shqipërisë javën e ardhshme?

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 10:07

    Vala e dytë e Covid-19 ka mbërritur tashmë në Europë. Shifrat e fundit të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë qartë se edhe vendi ynë po përballet me një situatë të rënduar për shkak të pandemisë.


    Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 489 persona, ndërsa 6 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

    Shumë shtete në Evropë kanë rikthyer izolimin, që nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Greqia, së fundmi edhe Kosova.

    Ndërkohë, ka zëra se vendi ynë po përgatitet për një karantinë të dytë javën e ardhshme. Mirëpo, deri më tani kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet përkatëse.

    Pretendohet se javën që vjen, pas orën 22:00 të mbrëmjes çdo gjë në vend do të ‘paralizohet’. Baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen, ndërkohë që edhe qytetarët nuk do lejohet që të qarkullojnë në rrugë pa leje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!