Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, nga i cili kanë mbetur persona të lënduar.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës, ku ka thënë se në orët e mbrëmjes së të shtunës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një furgoni.
”Rreth ores 21:30 ka ndodhe nje aksident trafiku ne rr. Prishtine-Fushe Kosove. Ne aksident kane qene te perfshire nje furgon dhe nje veture, ku jane lenduar tre persona, te cilet jane derguar per tretman mjekesor. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë vozitësit e veturave që të kenë kujdes të shtuar në trafik pasi që kohëve të fundit numri i aksidenteve me fatalitet është rritur dukshëm.