×
  • Show Time
  • Show Time

    Është apo jo në lidhje dashurie me Miss-in? Majk i thotë të gjitha

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 12:08

    Majk ka dhënë përgjigjen e tij lidhur me raportimet e fundit.


    Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se reperi i njohur Majk dhe bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, kishin nisur një romancë.

    Gjithçka nisi pasi fansat vunë re postimet e njëjta në rrjete sociale, ku dallohej qartë se Blerta dhe Majk po darkonin së bashku.

    Jo vetëm kaq, por reperi publikoi gjithashtu një foto të tijën në InstaStory-n e Blertës, ndaj fansat nisën të dyshojnë se diçka po zihet.

    Disa fansa e kanë “ngacmuar” reperin lidhur me foton që u përhap me shpejtësi në rrjet, mirëpo përgjigjia e tij nuk iu pëlqeu.

    Ndaj, të revoltuar ata kanë nisur të ‘hedhin baltë’ mbi emrin e reperit duke treguar edhe “prapaskena” të bisedave të tyre private.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!