Artistja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.


Krahas jetës profesionale, ajo ka një lidhje mjaft të mirë me familjen e saj dhe në veçanti me të ëmën.

Pikërisht ditën e sotme (e diel), këngëtarja nga Drenica ka zgjedhur disa fotografi të veçanta për të uruar nënën e saj për ditëlindje.

Reklamë

“Urime ditëlindja o mbretëresha e imja. O dritë, o shpirt o engjëll. Të dua shumë”.

“Nëna emri më i bukur në botë. O më e mira ime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë disa imazheve që ka publikuar në InstaStory.

Reklamë

Leonora ndërkohë në shumë nga intervistat e ka potencuar se e ëma e saj qëndron prapa çdo suksesi të saj.

41 vjeçarja në anën tjetër po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore.