Të gjithë e dinë dhe e këndojnë këngën “Moj Hatixhe, moj n`shami t’kuqe”. Por pak njerëz e dinë kush është këngëtarja e parë që e këndoi.
Këtë këngë e kanë kënduar shumë këngëtarë, por këtë projekt muzikor, origjinalin e këndon këngëtarja e njohur, bilbili i skenës dhe defit, Hamide Sadiku.
Kjo e fundit është menduar se ka vdekur, por kjo po del të jetë e pavërtetë.
Ajo së fundmi është shfaqur në një emision ku ka treguar se jeton në Gjermani prej vitesh, shkruan Reporteri.net.
Këngën “Moj Hatixhe” e këndon remake edhe Capital T. Por këngëtarja Sadiku ka thënë se reperi nuk e ka pyetur se a mund ta marr këngën ose jo.
“Jo jo hiç s’me ka vetë. Ma kish marrë kangën e m’ka qitë në diskotekë” tha Sadiku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.