×
  • Show Time
  • Show Time

    Moderatorja shqiptare infektohet me Covid-19

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 22:22

    Moderatorja e njohur Megi Pojani është infektuar me COVID-19.


    Lajmi është bërë i ditur nga vetë moderatorja, pasi këtë puntatë të rubrikës që ajo drejton në “E Diell”, “Maskat”, nuk ishte e pranishme në studio.

    “Pjesëmarrja” e saj u arrit me anë të lidhjes direkte dhe në moderim u ndihmua nga Edi Manushi. Megi theksoi se ndodhet në karantinë dhe gjendja e saj shëndetësore nuk është e komplikuar.

    Ndërkohë “Maskat” filloi si zakonisht, me një juri për të gjetur personazhin që fshihet pas maskave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!