×
  • Show Time
  • Show Time

    Për të dytin vit radhazi Loredana zgjidhet si artistja më e mirë nga Zvicra

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 10:28

    Loredana në Zvicër nuk ka konkurrencë!


    Artistja me origjinë shqiptare, por e famshme në muzikën gjermane, Loredana, ka arritur që sërish të jetë më e mira e vitit.

    MTV e ka shpërblyer reperen me çmimin si ‘Artistja më e suksesshme nga Zvicra’, gjatë natës së mbrëmshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Europe Music Awards, përcjell Gazeta Express.

    Loredana e ka dhënë lajmin vet me anë të një fotografie që ka postuar duke pozuar me shpërblimin e saj në duar.

    Ky është viti i dytë me radhë që Loredana rrëmben këtë çmim të MTV, në po kaq vite karrierë.

    Ajo ka shkruar: “Rrëmbeva një çmim MTV për herë të dytë. Faleminderit të gjtihëve që më votuan”.

    Këtë vit ceremoninë e ka prezantuar Rita Ora e çmim ka ndarë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!