×
  • Lajme
  • Shqipëria

    12 të vdekur, 525 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 18:02

    Java e fundit ka shënuar shifra rekord të përhapjes së pandemisë në Shqipëri.


    Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me Covid 19, 12 pacientë ndër ta dhe një 34 vjeçar nga Durrësi. Dramatike paraqitet situata dhe me personat që kanë rezultuar pozitiv.

    Ministria bën të ditur se janë identifikuar 525 pacientë të rinj, ndër ta janë 222 raste të reja në Tiranë.

    Vazhdojnë shifrat rekord në të infektuar me Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë raportuar 525 raste të reja dhe 12 humbje jete.

    Teste dhe raste – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

    Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
    Rastet sipas shperndarjes gjeografike:
    222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

    Shërime – Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.

    Në spitale – Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

    Vdekje – Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

    Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

    COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)
    Raste të reja ditore ​​ ​525
    Të shëruar ne 24 orë​ ​​111
    Të shtruar në spitale ​ ​​360
    Humbje jete në 24 orë​​​2
    Testime ditore​​​ ​1967

    Testime totale ​ 141,081
    Raste pozitive ​​ 24,731
    Raste të shëruara ​ 12,203
    Raste Aktive ​​ 11,555
    Humbje jete ​​ 559

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë​ ​5682
    Durrës ​980
    Fier ​ ​ 916
    Korçë ​ ​753
    Shkodër ​ 645
    Elbasan ​ 565
    Lezhë ​ 545
    Vlorë ​ 506
    Berat ​ 326
    Kukës ​ 267
    Gjirokastër ​ 256
    Dibër​ 114

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!