×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama publikon masat e reja anti-Covid: Nga kufizimi i lëvizjes, te mbyllja e bareve dhe restoranteve

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 9:29

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja që janë marrë dje nga Komiteti Teknik i ekspertëve për të frenuar përhapjen e Covid-19.


    Rregullat e reja

    -Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

    -Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

    -Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

    -Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!