×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Qeveria fsheh shifrat reale me Covid-19

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 10:42

    Sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pamjet e publikuara nga kryeministri Rama të spitalit COVID 3 janë propagandë. Ai ngre pyetjen se nëse ka shtretër bosh, atëherë përse të sëmurët sipas tij trajtohen në ambulanca.


    Në një postim në Facebook, Basha deklaron se Rama ka humbur kontrollin e pandemisë dhe për këtë arsye sipas tij qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga covid dhe infeksionet po rriten përditë.

    Basha akuzon qeverinë dhe kryeministrin për mungesën e një plani dhe për fshehje të shifrave reale të viktimave dhe të të infektuarve nga koronavirusi.

    Në fund të postimit të tij, kreu i opozitës shkruan se me fitoren në zgjedhje do të sjellë shpresën për të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!