×
  • Lajme
  • Lajme

    “Palaço, pazargji”, eskalon debati mes deputetëve në Kuvend

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 11:51

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë seancës së Kuvendit, mes deputetëve të komunitetit egjiptian, Elber Krasniqi e Veton Berisha.


    Ky i fundit në pikën e deklarimit jashtë rendit të ditës akuzoi ashpër Krasniqin për propagandë kundër votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Ai tha se Krasniqi ka sjellë në Kuvend një mesazh propagandues të një organizate të quajtur Kos-Int, për mosvotim të këtij projektligji, pasi që i njëjti sipas pretendimit nuk përmbush nevojat e komuniteteve.

    Mirëpo nuk vonoi shumë reagimi nga Elbert Krasniqi. Ky i fundit e quajti “pazargji” e “palaço” deputetin Veton Berisha.

    “Por unë e kuptoj këtë deputetin pazargji. Është shumë e drejtë dhe legjitime që të kërkojnë që të gjitha komunitetet të përfitojnë. Ky deputeti me votat e Mitrovicës së Veriut tash flet në një paraqitje të pavlerë këtu në Kuvend. Nga kjo që ky e foli në Kuvend, nëse përfiton ndonjë komunitet, e inkurajoj të flas kështu. Unë e kuptoj që ky është niveli që ai e ka. Duhet të respektojmë qytetarët, dhe nuk duhet të lejojmë që ai të bëhet palaço në Kuvend”, tha Krasniqi.

    Sot gjatë ditës do të mbahen dy interpelanca të kryeministrit Hoti në Kuvend. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!