Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka njoftuar se sot kanë pranuar një telefonatë nga deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi.
Rrustemi thotë se Selimi i telefonoi dhe i pyeti për seancën që po mbahet sot, dhe ju bëri të fala të gjithë deputetëve dhe stafit, shkruan Reporteri.net.
“Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bënë krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij. 10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit” thuhet në postimin e Rrustemit, ku shihet momenti ekzaltues i stafit në lidhjen direkte me Rexhep Selimin.
Selimi dje u paraqit para Gjykatën Speciale, ku u deklarua tërësisht i pafajshëm nga akuzat që i ngarkohet. /Reporteri.net/.