×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mungesë të kuorumit, përfundon Seanca e Kuvendit

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 12:57

    Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të diskutuar për Liqenin e Ujmanit si dhe për personat e pagjetur.


    Mirëpo, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se kjo seance Kuvendi duhet të ndërpritet pasi që nuk ka kuorum të mjaftueshëm për vazhdimin e saj.

    Në rend të ditës ishin paraparë edhe dy 2 interpelanca të kryeministrit Hoti dhe 12 pika të tjera.

    Ndërsa Nagavci theksoi se kurdo që do të vazhdohet kjo seanca kryesia e Kuvendit do t’i mbaj të informuar deputetët.

    Në seancë duhet të jenë të pranishëm 61 deputetë për tu votuar projektligjet, ndërsa sot ishin vetëm 44.

    Ndërkohë dje nga PDK-ja kanë njoftuar se deputetët do të bojkotojnë seancat e Kuvendit këtë javë për shkak të zhvillimeve nga Gjykata Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!