×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zylfije Haklaj: Sali Berisha dërgoi dokumente në Suedi, e akuzonte Ramush Haradinajn si kriminel lufte

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 13:45

    Zylfije Haklaj ka akuzuar Sali Berishën se po  e tradhton çështjen kombëtare dhe hiqet si shpëtimtari i vendit. Sipas saj, në vitin2008, Berisha dërgoi në Suedi dokumente që Haklajt kanë lidhje me Ramush Haradinajn, shkruan tema.


    Ja si e tregon këtë ngjarja Zylfije Haklaj, motra e Haklajve, në një intervistë dhënë për median disa muaj më parë.

    Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri?

    Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte.

    Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tijtregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

    Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

    Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

    Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

    Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vraraë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve./tema/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!