Testet e shpejta të cilat nxjerrin përgjigjet për prekjen nga COVID-19 brenda 40 minutash do të jenë në Shqipëri brenda 8 apo 10 javësh.
Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kreu i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge gjatë konferencës për mediat në vizitën e tij në Shqipëri.
“Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për të përshpejtuar këtë punë”, tha Kluge.
Nga ana tjetër ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka gati financimin.
“Jemi gati me financimit dhe do të kemi mundësinë që të mbështeti nga OBSH për testet e shpejt. Qeveria shqiptare ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta“, shtoi Manastirliu.
Sa i përket vaksinës antiCOVID, drejtori i OBSH sqaroi se si parashikohet që ajo të shpërndahet.
“Vaksina është ajo që e quajmë një e mirë globale, 20% e propullsisë do ndahet në 3 nëngrupe, 3% e marrin menjëherë sapo të prodhohet, stafet mjekësore, përqindja tjetër shkon te personat mbi 65-vjec, dhe ata që janë të riskuar nga sëmundje koronare. OBSH është për këtë të mirë globale që të ketë barazi në shpërndarje.“, tha ai./ Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.