Sipas të dhënave të shpërndara nga autoritetet shëndetësore italiane në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 550 viktima e 40 902 të infektuar.
Numri i të infektuarve Covid-19 deri më sot në Itali ka arritur në 1 107 303 dhe i viktimave në 44 139. Në rritje është dhe numri i pacientëve të shëruar.
Dita e sotme ka regjistruar 11 480 pacientë të shëruar më shumë duke e çuar numrin total të tyre në 399 238.
Në strukturat spitalore janë shtruar 1041 pacientë më shumë, se një ditë më parë e 60 prej tyre në repartet e terapisë intensive.
Aktualisht në Itali në kurim spitalor janë 30914 pacientë e 3230 në reparte të terapisë intensive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.