Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të dielën kuvendin zgjedhor në Degën e Malishevës, ku delegatët kanë votuar për kreun e Degës, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët e Konventës Qendrore.
Në garën prej katër kandidatëve për kryetar dege, me vota të fshehta dhe sipas rregullores për zgjedhjet, më i votuari ka dalë Isni Kilaj, njofton kjo parti.
Ndonëse Isni Kilaj ka qenë kryetar i Malishevës, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, në fjalën e tij përshëndetëse ka thënë se “qytetarët e Malishevës kërkojnë një eksperiencë të re me pushtetin politik dhe janë të gatshëm më shumë se kurrë që këtë kërkesë t’ia besojnë PDK-së”.
“Kjo është fryma që i ka dhënë shpirt mobilizimit të anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së, të cilët sot përmbyllën kuvendin zgjedhor të degës, në të cilin u legjitimuan strukturat e reja që do marrin përsipër qeverisjen e Malishevës. I përgëzoj qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e PDK-së për integritetin dhe kulturën e lartë politike të treguar në këtë proces zgjedhor. Dekada e Re është platformë politike që s’do lë prapa asnjë vend, asnjë qytet dhe asnjë lagje. Malisheva do jetë shembulli i partneritetit që do ta sjellë PDK-ja përmes Dekadës së Re”, tha Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.