×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Raporti i Berzh: Në katër vjet u përkeqësua qeverisja e Shqipërisë

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 17:53

    Shqipëria është sot më e keqqeverisur se sa katër vjet më parë, zbulon një raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që vë fokusin tek roli i shteteve në përballimin e krizës. Ndërsa merr ne konsideratë të gjithë rolin e qeverive në ekonomitë përkatëse.


    Me një notë prej 4.5 pikësh në mirëqeverisje, Shqipëria lë pas në rajonin e Europës Juglindore vetëm Bosnje Hercegovinën. Teksa performon dobët në të gjithë indikatorët e tjerë si konkurrueshmëria, përfshirja, rezistenca, gjithëpërfshirja dhe ambientalizmi.

    Në kapitullin e dedikuar Shqipërisë, BERZH evidenton se masat mbështetëse të qeverisë kapin një vlerë prej vetëm 2.8% të PBB-së. Parashikimi i goditjes nga Covid-19 në ekonomië mbetet për një rënie prej 9% këtë vit, pa përfshirë pasojat e një mbylljeje të dytë të ekonomisë.

    Rreziqet e tjera që i kanosen ekonomisë shqiptare janë niveli i lartë i borxhit dhe i kredive të këqija. BERZH lë edhe disa detyra për qeverinë shqiptare për vitin e ardhshëm, ku prioritetet janë lufta ndaj informalitetit, rritja e kreditimit për ekonominë dhe mirëmenaxhimi i borxhit publik. Kjo sipas institucionit financiar ndërkombëtar mund të arrihen vetëm duke çuar përpara reformat dhe duke thjeshtuar sistemin tatimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!