Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, doli para mediave për të theksuar edhe një herë se situata është nën kontroll.
Manastirliu tha se kemi pasur dyfishim të rasteve pozitive në raport me një muaj më parë, por e pohoi këtë si një strategji të autoriteteve shëndetësore.
“Krahasuar me një muaj më parë kemi dyfishim të rasteve pozitive ditore. Në lidhje me numrin e testimeve, duhet patur parasysh se një nga arsyet pse Shqipëria ka një pozitivitet të lartë, është pikërisht për shkak të strategjisë së testimit. Ne po bëjmë testim të targetuar, që do të thotë se po testojmë individët e dyshuar si kontakte të personave të infektuar dhe gjurmojmë edhe kontaktet e tyre, që mund të jenë edhe asimptomatikë. Nuk kemi parë ende një vend që të ketë shpëtuar nga vala e dytë e infektimit nga numri shumë i lartë i testimeve”, tha ministrja e Shëndetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.