×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbyti vajzën e saj 9-muajshe, arrestohet pas 25 vitesh nëna që kreu krimin

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 15:52

    Është arrestuar pas 25 vitesh në Devoll, një grua e cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pas ka kryer një vrasje.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 28 gusht të 1995-s, kur Irena Kostaki (Zeria) tani 46 vjeçe, por në atë kohë 21 vjeçe, ka vrarë duke e mbytur me duar vajzën e saj 9-muajshe në Diles, Greqi.

    Dy vite pas ngjarjes, në 5 mars të 1997-s, ajo është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, ku ka qenë me masë sigurie.

    Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Shqipërisë.

    Masa e sigurisë nga Gjykata e Korçës është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!