Forcat e policisë së Kosovës janë shtuar në vendin ku ishte vendosur billbordi “Liria ka emër” në Graçanicë, pak orë pasi i njëjti është shkatërruar duke iu vënë flaka.
Në vend të ngjarjes janë parë edhe njësitet e KFOR-it.
“Përgjegjësinë e mban 100% Srgjan Popovic, sepse që disa ditë bon thirrje me i larguar këto billborde”, ka thënë Smaili për Reporteri.net.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net dëmtimin e billbordit.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
“Po, është pranuar informata lidhur me dëmtimin e pjesshëm të tabelës reklamuese ( Billboard-it) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast ndërlidhur me këtë edhe për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë”, thotë Borovci. /Reporteri.net/.