×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E dhimbshme: Familjari i gazetarit të famshëm humb jetën me motor

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 15:38

    Kryeredaktori i mediumit, A2CNN, Elert Yzeiri ka njoftuar se ka humbur një person të dashur.


    Familjari i tij, të cilin thotë se e kishte si vëlla ka humbur jetën në një aksident me motoçikletë.

    Gazetari Yzeiri ka thënë vdekja e tij e ka prekur shumë, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes.

    “E humba një vëlla të vogël, që kurrë nuk e kisha. Them nuk e kisha se diferenca në moshë na kish lidhur pak, e largësia fizike nuk na i kishte mundësuar takimet tona familjare. Tezja ime e dashur Afife humbi djalin e saj të vogël, Nealdin, që njëkohësisht është edhe gjaku im. Nealdi iku shpejt, ashtu si motorri që i mori jetën, duke ja helmuar shpirtin nënës, motrave dhe të gjithë familjarëve të tjerë.
    Po jetojmë në kohë të frikshme, ku vdekja vjen vërdallë më shpesh, e na merr njerez të dashur, ashtu krejt papritur, pa radhë, pa mëshirë.
    Prehu në paqe i dashur Neald!}”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!