Përballimi i situatës së COVID-19 nuk ka qenë i njëjtë për të gjithë të prekurit nga ky infeksion. Disa prej pacientëve kanë zgjedhur të kurohen jashtë vendit si një mënyrë për të marrë shërbim shëndetësor më të specializuar.
Euronews Albania mëson se që prej fillimit të pandemisë, në muajin mars, 270 persona të infektuar me koronavirus, kryesisht në gjendje të rënduar janë nisur me avionë “Charter” privat nga aeroporti Nënë Tereza për kurim jashtë vendit.
Turqia rezulton të jetë shteti më i preferuar nga shqiptarët për kurim pasi 200 prej të infektuarve e zgjodhën për të marrë shërbim më te specializuar. Ndërkohë pjesa tjetër zgjodhën vende të tjera të Evropës për t’u kuruar.
Por dërgimi i një të infektuari me koronavirus jashtë vendit nuk është i përballueshëm nga çdokush. Shpenzimet për të kryer këtë fluturim me charter privat kapin shifra marramendëse me çmime që variojnë nga 25 mijë deri në 50 mijë euro përfshirë këtu edhe kurimin spitalor.
Sipas informacioneve, kërkesat për kurim jashtë vendit kanë ardhur në rritje në javët e fundit kjo edhe për shkak të fluksit në spitalet COVID si pasojë e shtimit të rasteve të personave të infektuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.