Me përplasje të shumta po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për temën e të pagjeturit.
Deputetët e VV-së dhe ata të PDK-së kanë pasur përplasje të ashpra me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj. Ata e akuzuan Selmanaj për deklaratat e tij se tema e të pagjeturve është “ezauruar”, shkruan Reporteri.
Ishte deputetja e VV-së, Sarada Bogujevci e cila tha se Selmanaj duhet të turpërohet para se të dalë dhe të flasë në foltoren e Kuvendit për çështjen e të pagjeturve.
“Ti nuk ki drejtë me dalë foltore dhe me folë ma për këtë çështje”, i tha ajo.
Selmanaj replikoi ndaj kësaj deklarate duke thënë se në Qeverinë ku ai është zëvendëskryeministër, tema e të pagjeturve nuk do të konsumohet derisa të gjendet edhe viktima e fundit.
Ai ka akuzuar deputetët e VV-së se po bëjnë politikë me viktimat, derisa në fund iu drejtua me fjalët: “Edhe mos dishim ne me ja u kthy, Zoti ka me ju kthy”.
“Besoni që po më vjen marre prej juve. E lexoni vetëm atë çka po ju përshtatet. Në këtë qeveri tema e të pagjeturve nuk do të konsumohet deri sa të gjendet edhe viktima e fundit, Ju që bëni politikë me të pagjeturit, edhe mos dishim ne me ja u kthy, Zoti ka me ju kthy”, u shpreh Selmanaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.