×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Peshkopi, pazari si në mesjetë

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 14:09

    Në mes të rrugës, e në trotuar, pa kushte dhe me mungesë higjiene, kjo është gjendja e tregut të Peshkopisë.


    Tregtarët ankohen për kushtet në të cilat detyrohen që të shesin produktet e tyre , ndërsa Bashkia Dibër me kryetar Dionis Imeraj, nuk ka marrë asnjë masë.

    “Nuk ka asnjë lloj kushti, edhe mishin e shesim rrugve, unë jam prej 30 vitesh kasap dhe mishi këtu shitet në kushte të këqija”, shprehen tregtarët.

    Një tjetër problem, po kaq shqetësues është rënia e fuqisë blerëse dhe shkak është mungesa e të ardhurave.

    “Gjalpi, gjiza kanë mbetur këtu se nuk kanë lekë njerëzit që ti blejnë. Ne nuk fitojmë asgjë, vetëm sa dalim mos me qëndruar në shtëpi”, shprehen tregtarët.

    Ndërkohë Bashkia ka mbyllur edhe sytë përsa i përket tarifës që paguhet në treg duke mos i mbledhur ato. Kjo sipas banorëve bëhet si bonus në këmbim të votës së 25 prillit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!