Deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes janë kacafytur në Kuvendin e Kosovës pas debatit për të pagjeturit.
Në pamje shihet se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është kapur me deputetët e VV-së, Hekuran Murati e Hajrulla Ceku.
Situata është tensionuar pak para përfundimit të seancës ku po diskutohej për temën e të pagjeturve, shkruan Reporteri.
Situata eskaloi derisa fliste inicuesja e kësaj seance, Sarada Bogujevci.
Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci disa herë u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të ulen në mënyrë që të vazhdojë seanca, por të njëjtit kanë vazhduar përplasje verbale, për të kaluar edhe në atë fizike.
Në pamje shihet se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është kapur me deputetët e LVV-së.
Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë. /Reporteri.net/.