×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë deputetët që u përfshinë në përplasjen fizike në Kuvend

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 14:25

    Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës, ku disa deputetë edhe janë përplasur fizikisht mes vete.


    Situata është tensionuar pak para përfundimit të seancës ku po diskutohej për temën e të pagjeturve, shkruan Reporteri.

    Inicuesja e kësaj seance, Sarada Bogujevci ishte duke folur në foltore, kur situata eskaloi.

    Deputetë të VV-së dhe LDK-së kanë shtyrë “bërrylat” me njëri-tjetrin.

    Në pamjet e mëposhtme shihet se në këtë përplasje janë përfshirë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe me aq sa mund të shihen në pamje, aty janë edhe deputetët e VV-së, Hekuran Murati, Hajrullah Çeku e Dimal Basha.

    Më tej shihet edhe deputetja Mimoza Kusari, e cila paraprakisht pati një përplasje të ashpër, me Arben Gashin. Nuk dihet nëse ishte pikërisht arsyeja që çoi deri në përplasje fizike.

    Në tërë këtë situatë janë përfshirë edhe deputetët e PDK-së, por në përpjekje për t’i ndarë. Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri shihet teksa shkon në përpjekje për të qetësuar situatën.

    Ndryshe, Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci disa herë u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të ulen në mënyrë që të vazhdojë seanca, por të njëjtit kanë vazhduar përplasje verbale, për të kaluar edhe në atë fizike.

    Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!