×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje kërkon që mërgata të votojë nga ambasadat dhe konsullatat

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 19:32

    Lëvizja Vetëvendosje përmes plotësim-ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje ka kërkuar që diaspora kosovare të ketë qasje që të votojë në zgjedhje edhe nga ambasadat dhe konsullatat e vendit në shtetet e ndryshme.


    Iniciuesi i projektligjit, Artan Abrashi tha se me miratimin e tij, diaspora kosovare ka ndikim më të drejtpërdrejtë në jetën politike dhe institucionale në vend.

    Ai tha se përmes kësaj ruhet edhe mundësia e votimit me postë, por vetëm plotësohet votimi në ambasada dhe konsulta

    “Bashkatdhetarët duhet të kenë mundësinë të votojnë në ambasada dhe konsullata. Ashtu si qytetarët e vendeve demokratike në Evropë. Të nderuar deputetë, ky projektligj i iniciuar nga deputetët e LVV-së ka për qëllim që t’i njohë dhe mundësojë mërgatës në pjesën aktive dhe institucionale në Kosovë me mundësinë që të votojnë sa më afër tyre”, tha ai.

    Ky projektligj në seancën e sotme të Kuvendit nuk po gjen përkrahje nga grupet tjera parlamentare, pasi që po konsiderohet i mangët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!