×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria vendos masa kufizuese ndaj 40 zyrtarëve të Lukashenkos

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 21:09

    Shqipëria është mes vendeve që i është bashkuar sanksioneve ndaj Bjellorusisë, të nisura nga 2 tetorit. Vendimi publikohet nga Këshilli Europian përmes një deklarate zyrtare ku konfirmon se vendet kandidate për në BE, që kanë vendosur të ndjekin masat kufizuese ndaj 40 zyrtarëve të Bjellorusisë, që janë përgjegjës represion dhe dhunë ndaj protestuesve.


    “Vendet kandidate Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane, si dhe Ukraina përshtaten me këtë Vendim të Këshillit”, thuhet ndër të tjerash në deklaratë.

    Sipas këtij vendimi 40 zyrtarët e Lukashenkos nuk mund të hyjnë dot brenda territorit shqiptar, si dhe nëse kanë asete në Shqipëri ato i bllokohen menjëherë.

    Shqipëria, si kryesuese e OSBE-së, i ka bërë thirrje Bjellorusisë për dialog apo për tryezë dialogu mes qeverisë, opozitës dhe ndërmjetëse OSBE, por Lukashenko e injoroi. Lukashenko akuzohet nga opozita vendase se manipuloi rezultatin e zgjedhjeve në gusht, kur mijëra protestues u përballën me dhunë dhe arrestime nga regjimi i vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!