Presidentit amerikan, Donald Trump, i janë zbehur edhe më shumë gjasat që ta shmangë humbjen në zgjedhjet presidenciale, pasi ligjvënësit në Michigan kanë paralajmëruar se nuk do ta refuzojnë fitoren e parashikuar të Joe Bidenit.
Dy ligjvënës republikanë janë shprehur se do të respektojnë procesin normal.
Të premten, shteti i Georgias ka certifikuar fitoren e ngushtë të Bidenit, duke vështirësuar edhe më shumë punët për presidentin Trump.
Fitorja e Bidenit në sistemin e Kolegjit Elektoral është projektuar të jetë 306 me 232 – një epërsi shumë e lartë e Bidenit që prin edhe në votat popullore me 5.9 milionë vota më shumë.
Presidenti republikan të premten rrejshëm ka deklaruar se është fitues i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa ka vazhduar akuzat se pati manipulime të mëdha votash në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.