Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar kosovarët e besimit myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.
“Urimet më të mira për të gjithë ata që e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
I pari i shtetit amerikan në Kosovë, ka thënë se pret që të festojnë së bashku këtë festë gjatë këtij muaji.
“Presim që të festojmë së bashku me myslimanët e Kosovës më vonë gjatë këtij muaji”, shkruan ai.
Ndryshe, edhe liderë të shtetit kosovarë kanë drejtuar urime për myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.