Besimtarët e fesë Islame sot kanë filluar agjërimin, Muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon me datën 03 qershor, si zakon i besimtarëve myslimanë është solidarizimin e më të varfërit.
E këtë zakon e kanë ndjekur edhe banorët e fshatit Shajkoc të komunës së Podujevës, të cilët kanë vendosur qese me gjëra ushqimore në rrethojat e xhamisë së këtij fshati në mënyrë që të gjithë nevojtarët t’i marrin ato.
Këtë e ka bërë të ditur profesori Patriot Rudari, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit, shkruan Reporteri.net
Ai tutje ka shkruar se ”kështu, ne do të vëmë qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë së fshatit Shajkoc, qese këto në të cilat do të ketë artikuj të ndryshëm ushqimor që do t’i marrin familjarët e fshatrarve të tjera që vërtet kanë nevojë. Këtë punë humanitare po e bëjmë bashkë me familjet e fshatit tonë-Shajkoc”.
Postimi i tij i plotë:
Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit. Kështu, ne do të vëmë qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë së fshatit Shajkoc, qese këto në të cilat do të ketë artikuj të ndryshëm ushqimor që do t’i marrin familjarët e fshatrarve të tjera që vërtet kanë nevojë. Këtë punë humanitare po e bëjmë bashkë me familjet e fshatit tonë-Shajkoc./Reporteri.net/