Kompania Z Mobile kërcënoi ditë më parë Telekomin e Kosovës me mbyllje të xhirollogarive pas moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.
Duke parë situatën dhe mundësinë e shpërthimit të protestave nga ana e punëvetorëve të Telekomit, kreu i kësaj ndërmarrje Bedri Istrefi sot ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në Telekom dhe stabilitetin financiar të këtij aseti shumë të rëndësishëm nacional.
“E njoftova kryeministrin se sfidat me të cilat po ballafaqohet Telekomi i Kosovës do të tejkalohen vetëm me përkrahje institucionale. Kryeministri Haradinaj, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes së parezervë në përpjekjet tona për të gjetur zgjidhjen më adekuate për të gjitha problemet e akumuluara ndër vite dhe për ta rikthyer Telekomin e Kosovës në pozitën e vet lidere në sektorin e telekomunikimit në vend”, ka shkruar Istrefi në Facebook, shkruan Reporteri.net.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.