Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji për punëdhënësin dhe punëkryesin e ish-hotel Adriatikut, ku humbi jetën 27 vjeçari nga Mitrovica, Visar Behrami.
Dy të pandehurit A.H dhe Q.H. akuzohen për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, njofton Klan Kosova.
Gjykata i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të kësaj mase.
“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 24.04.2019, sipas të cilit kjo masë do t’u llogaritet deri me datën 22.05.2019, mbetet në fuqi”, thuhet në komunikatë.
“Gjykata e Apelit, njësoj gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.