Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka bërë thirrje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj edhe kjo nga AAK, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet politike e familjare, shkruan Reporteri.net.
“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i tij vjen pasi që emërimi si Konsull i Përgjithshëm në Ceki i djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala ngjalli shumë reagime në vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.