×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë po vajtojnë vdekjen e Maradonës, vetëm ky person nuk po ia bën hallall: Ai kurrë nuk kërkoi falje

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 11:13

    Ish-portieri i Anglisë, Peter Shilton nuk ia ka bërë hallall Maradonës, pasi i njëjti nuk kishte kërkuar falje për golin me dorë që e kishte shënuar në Kupën e Botës të vitit 1986


    Diego Maradona u nda nga jeta të mërkurën pasi pësoi një sulm në zemër, derisa bota e futbollit u trondit me këtë lajm, shkruan Reporteri.net

    Të shumtë ishin ata që nderuan legjendën, por është një person, i cili nuk po ia bën hallall dhe krejt kjo shkaku i golit me dorë që e kishte shënuar Maradona kundër Anglisë.

    Peter Shilton ishte portier i Anglisë në ndeshjen me Argjentinën, aty ku Maradona kishte shënur gol me dorë.

    “E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me rastin e Diego Maradonës, dhe unë nuk do të doja që të ishte kështu,” ka thënë Shilton në fillim.

    “Por, unë jam i mërzitur që ai u nda nga jeta në një moshë kaq të re. Ai ishte padyshim futbollisti më i mirë me të cilin jam përballur.

    Në vazhdim Shilton tha se ajo çfarë kishte bërë Maradona kundër Anglisë ishte një mashtrim.

    “Askush nuk prisnim se do të shkonin gjërat në atë mënyrë. Ai më sfidoi mua për një top në ajër, por e dinte se nuk do ta arrinte me kokë dhe përdroi dorën. Një ofendim i qartë. Mashtrim,” shtoi tutje Shilton.

    “Ai vrapoi për të festuar dhe shikoi dy herë prapa, sepse po priste për vërshëllimen e gjyqtarit. Të gjithë e panë se çfarë kishte bërë ai, përveç gjyqtarit dhe dy anësorve.

    Shilton nuk kishte folur kurrë më me Maradonën në 42 vitet e ardhshme pas kësaj ngjarje pavarësisht se shumë televizione ishin munduar që t’i bënin bashkë në një emision.

    “Ajo se çfarë nuk më ka pëlqyer është se ai kurrë nuk kërkoi falje. Në vend të kësaj ai përdori frazën ‘Dora e Zotit’. Kjo nuk ishte në rregull. Duket se ai kishte madhështi në të, por fatkeqësisht nuk kishte sportivitet,” përfundoi Shilton që është futbollisti me më së shumti paraqitje për Anglinë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!